24 Prill 2024

Sejdiu përgenjeshtron Thaçin

Prishtinë, 25 tetor - Ish Presidenti i Kosove tash kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu, duke mos dashur të lëshohet në komente më të thella lidhur me deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, lidhur me vendimine  Gjykatës Kushtetuese, ka theksuar prerazi se asnjëherë nuk ka kërkuar nga Thaçi që të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

E vetmja gjë që ka këkruar Presidenti Sejdiu nga Kryeministri Thaçi sipas reagimit te LDK-se, ka qenë që ai publikisht të dëshmojë për marrëveshjen e përbashkët, dhe me faktorin ndërkombëtar, për kuptimin esencial të normës kushtetuese, që lidhet me pamundësine e ushtrimit të një funksioni tjetër publik, apo në parti politike krahas, pozicionit të Presidentit të Republikës.

Thaçi sipas reagimit e ka pohuar se do ta bëjë një gjë të tillë, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Pavarësisht nga ky fakt, Presidenti Sejdiu thekson se dalja nga koalicioni i LDK-së në qeverinë e Kosovës ka arsye të thella, të cilat janë theksuar deri tani në paraqitjet e Presidentit Sejdiu, përkatësisht kryetarit të LDK-së, dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)