01 Gusht 2021

Sejdiu i dorëzoi sot familjes Manaj "Medaljen e Artë të Lirisë"

Prishtinë, 30 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot familjes së atdhetarit, politikanit, veprimtarit të Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, avokatit të mirënjohur të Kosovës,  Sahaban Manaj “Medaljen e Artë të Lirisë”, me të cilën e pati dekoruar Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova për kontributin e dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)