28 Mars 2024

Sejdiu e Thaçi, thirrje vendeve të OKB për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 16 gusht - Në vijim të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për pavarësinë e Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u kanë dërguar këto ditë nga një letër krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare, si Konferenca Islamike, Liga Arabe, Caricom-i, Organizata e Shteteve Amerikane, OSBE-ja, Këshilli i Evropës etj.

Po ashtu, kjo letër i është dërguar edhe Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri.

Letra, e cila bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, po ashtu, u kërkon vendeve anëtare të OKB-së që ta refuzojnë përkatësisht të votojnë kundër rezolutës së sponsorizuar nga ana e Serbisë, e cila pritet të jepet për votim gjatë javëve të ardhshme.

“Në vazhdën e zhvillimeve të reja pas mendimit të GJND-së, i cili ka konfirmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me respekt të veçantë u kërkojmë të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të kundërshtojnë rezolutën e sponsorizuar nga Serbia si një veprim krejtësisht i panevojshëm dhe si një kritikë e papranueshme ndaj GJND-së”, thuhet mes të tjerash në letër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)