04 Gusht 2021

Sami Ukelli dorëzoi Letrat Kredenciale Perandorit japonez

Tokio, 24 mars - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sami Ukelli dorëzoi sot në Tokio Letrat Kredenciale Lartmadhërisë së Tij Perandorit Akihito. Ceremonia formale e dorëzimit të Letrave u zhvillua në Pallatin Perandorak në Tokio.

Lartmadhëria e Tij Perandori Akihito shfaqi kënaqësinë për pritjen dhe akreditimin e Ambasadorit të parë të Republikës së Kosovës në Japoni, si dhe për lidhjet miqësore në mes të dy vendeve tona, si dhe i dëshiroi Ambasadorit Ukelli sukses në punën e tij.

Ambasadori Ukelli i përcolli Perandorit përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiut. Duke folur më tej për lidhjet miqësore dhe marrëdhëniet shtetërore, Ambasadori Ukelli e siguroi se do angazhohet që marrëdhëniet në mes të dy vendeve të fuqizohen edhe më tej.

Perandori Akihito kujtoi të kaluarën e rëndë dhe shprehu kënaqësinë për zhvillimet që ka bërë Kosova në këtë kohë të shkurtër të ekzistencës si shtet i pavarur, duke i uruar një të ardhme më të mirë popullit të Kosovës. Ambasadori Ukelli e siguroi Perandorin Akihito se popullata relativisht e re kosovare është e drejtuar nga e ardhmja dhe do të japë kontributin e saj për paqen në botë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)