18 Gusht 2022

Rritet transparenca komunale në Gjilan

Gjilan, 3 gusht – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna ka shënuar rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë.

Kryetari Hyseni është shprehur se bazuar në matjen e realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Gjilani ka shënuar rritje të transparencës për tre pikë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Gjilani shënon rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë. Qeverisja transparente ishte edhe zotim i yni. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 3 pikë bazuar në matjet e realizuara për 38 komuna të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe organizatat jo qeveritare. Pak nga pak, po përmbushim zotimet #Transparencë, #Ndershmëri e #Profesionalizëm”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)