20 Prill 2024

Rexhepi nënshkruan marrëveshjen e riatdhesimit me shtetet e Beneluksit

Bruksel, 13 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka nënshkruar Marrëveshje për Ri-pranim me tri shtetet e Beneluksit - Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.

Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Ri-pranim është bërë me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit si: me ministrin e Luksemburgut për Punë, Punësim dhe Integrim, Nicolas Schmit, me ministrin e Holandës për Imigrim dhe Azil, Geerd Leers dhe me Sekretarin e Shtetit të Belgjikës për Migrim dhe Politika të Azilit, Melchior Wathelet.

Ministri Rexhepi e ka quajtur këtë hap si dëshmi se Kosova seriozisht dëshiron t’i përmbushë obligimet që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave. 

“Këto Marrëveshje të nënshkruara, që janë në vazhdimësi të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për Agjendën Evropiane dhe liberalizimin e vizave, kanë për qëllim parandalimin e migrimit ilegal në shtetet e Beneluksit si  dhe liberalizimin e vizave. Deri më tani janë nënshkruar 12 marrëveshje të tilla”, ka thënë ministri Rexhepi. 

Gjatë kësaj vizite, ministri Bajram Rexhepi është takuar edhe me përfaqësues të Komitetit për Politika Operacionale të NATO-s në Selinë Qendrore të NATO-s, ku ka bërë një prezantim për gjendjen e sigurisë në Kosovës.

Belgjika ka më së shumti azilkërkues nga Kosova dhe pritet që së shpejti, ndoshta javën që vjen, ky shtet të fillojë me deportimin e disa kosovarëve, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Belgjikë.

Numri i azilkërkuesve në Holandë dhe Luksemburg është shumë më i vogël se sa në Belgjikë. Por, rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova ka qenë ndër arsyet pse disa vende kanë shprehur kundërshtim që të nisë çfarëdo procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën.

Gatishmëria e Kosovës që të pranojë të kthyerit, t'iu ndihmojë atyre për strehim dhe riintegrim, do të duhej të ndihmojë në zbutjen e kundërshtimeve të tilla brenda BE së.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)