31 Korrik 2021

Renzo Davidi përfundon misionin në Kosovë

Prishtinë, 18 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritanishëm të zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi

Në takim kryeministri Thaçi shprehu falënderimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimet e Davidi gjatë periudhës sa ishte në krye të  Komisionit Evropian në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit ka shpreh gatishmërinë që të vazhdojë  bashkëpunimi i qeverisë me Komisionin Evropian në interes të procesit  të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian Renzo Davidi  falënderoi kryeministrin Hashim Thaçi për angazhimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e deritashëm dhe premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po sot, edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi u takua me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në largim, Renzo Davidi.

Me këtë rast, z.Kuçi ka falënderuar z.Davidi për kontributin e tij në përafrimin e Kosovës me BE-në.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)