23 Prill 2024

Reichel: Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Prishtinë, 1 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës ambasadorin e sapo emëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë  ambasadorit Reichel dhe përgëzuar për detyrën e re, Kryeparlamentari Krasniqi i ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, kontributin e ambasadorëve të mëhershëm gjerman në Kosovë për mbështetje gjithëpërfshirëse të Gjermanisë për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, e duke u shprehur i bindur se këto marrëdhënie do të thellohen edhe më, gjatë mandatit diplomatik Reichel në Kosovë.

Krasniqi është shprehur mirënjohës për mbështetjen e shtetit gjerman për Kosovës, e në mënyrë të veçantë për  bashkëpunimin  e ndërsjellë institucional.

\"Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet e zhvillimit, përfshirë edhe atë institucional\", është shprehur ambasadorin e ri  gjerman në Prishtinë, Ernst Reichel, duke shprehur angazhimin e shtetit të tij  drejt tejkalimit të situatës në veri të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)