26 Prill 2024

Reeker: Nuk ka diskutim për ndarjen e Kosovës

Prishtinë, 17 gusht - Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip T. Reeker ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për shtrirjen e autoritetit në veri.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin zbatimin e Pakos së Ahtisarit dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit theksoi se tashmë fokusimi duhet të jetë në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri si dhe zbatimin e Planit të Ahtisarit.

“Autoritetet kosovare kanë të drejtë ta shtrijnë autoritetin e tyre pjesën veriore të vendit”, tha Reeker.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i qartë dhe ajo që duhet të bëjmë është vullneti për vendosjen e sundimit të ligjit. Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtë të shtrijë autoritetin e vet në gjithë territorin”, theksoi Reeker, duke mbështetur punën e institucioneve të Kosovës në gjithë territorin e saj, në shërbim të gjithë qytetarëve.

Ai edhe njëherë përçoi mesazhet e politikës amerikane të gjitha vendeve të rajonit se nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan, duke potencuar se çështja kryesore këtu është vendosja e rendit dhe ligjit.

Në orët e pasditës zoti Reeker  pritet të vizitojë manastirin e Graçanicës, për t`u takuar me zyrtarët e lartë të Kishës Ortodokse Serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)