01 Gusht 2021

Reduktohet numri i komisioneve parlamentare nga 16 në 12

Prishtinë, 28 shkurt - Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është shqyrtuar edhe njëherë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Është arritur pajtimi  që, në funksion të efikasitetit më të madh të punës së mekanizmave të Kuvendit, numri i komisioneve parlamentare të Legjislaturës IV të jetë 12, nga 16 sish sa kanë funksionuar në Legjislaturën III.

Ka pasur, ndërkaq, debat për fushë veprimtarinë e komisioneve, sidomos për sa përket mënyrës së bashkimit të dy e më shumë komisioneve nga legjislatura e kaluar.

Anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare e kanë parë të arsyeshme që  numri dhe struktura e komisioneve parlamentare të diskutohet edhe nëpër grupet parlamentare, në mënyrë që në seancë plenare të Kuvendit, ndryshimi i numrit të komisioneve të kalojë me dy të tretat e votave të deputetëve, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit.

Anëtarët e Kryesisë, ndërkaq, janë shprehur të gatshëm të konsultohen vazhdimisht me grupet parlamentare, në mënyrë që votimi në seancë plenare, për numrin e komisioneve, për përcaktimin e veprimtarisë së tyre, si dhe numrin e deputetëve në çdo komision parlamentar, të jetë i suksesshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)