28 Mars 2024

Reciprociteti është fryma e dialogut

Prishtinë, 24 gusht - Kryeminstri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në një konferencë me media ka folur lidhur me takimin në Bruksel ku ka thënë së në atë takim ishte konstruktiv e kreativ për marrëveshje, që duhet të jetë marrëveshje finale, ku në qendër do ta ketë njohjen reciproke.

“Pika fillestare e kryesore e takimit ishte marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, ku kam prezentuar 6 pika të kornizës së marrëveshjes, pra është propozim konstruktiv e kreativ”, tha kryeministri Kurti.

Më tej ai shtoi se takimi i 18 gushtit është dashur të mbahej në korrik, por pala serbe ishte ajo që ka shtyer takimin.

Veç kësaj, kryemisntri Kurti sqaroi qëllimin e organizimit të takimit në selinë e NATO-s, sipas të cilit ai takim ka qenë për menaxhimin e krizës, prandaj ishte ftuar nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Takimi në Bruksel ishte takimi i liderëve për marrëveshje, prandaj agjenda ishte e qartë dhe isha i përgatitur,  githashtu ishim të matur në deklarata që të mos acarojmë situatën më tutje, por kjo nuk ishte respektuar nga pala tjetër, me deklarata që nuk kontribuojnë për paqen”, theksoi kryeministri Kurti.

Pos tjerash, ai potencoi se është i interesaur dhe përkushtuar për marrëveshje, sikundër tha ai, sa më parë, aq më mirë.

Ndërsa lidhur me propozimet e të deleguarve nga SHBA e BE, Escobar dhe Lajçak, për tejkalimin e krizës, kryeministri Kurti deklaroi se ka pasur opsione, si dhe  do të ketë takim edhe sot, po ato që janë të pranueshme për ne janë ato që janë të pranueshme për Kushtetutën e Kosovës, reciprociteti është fryma e dialogut, pa frymë nuk do të ketë dialog.

“Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk mund të bëj asgjë kundër Republikës”, tha kryeministri Kurti.

“Dialogu asimetrik ku Kosova është më shumë temë, sesa palë më nuk do të ngjajë, ndaj do ta shohim në takimin e sotëm nëse ka opsione të tjera”, deklaroi, mes tjerash, kryeministri Kurti në konferencën me gazetarë.

Ndërkaq, lidhur me deklaratën e të deleguarit nga SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Kurti theksoi se kjo çështje nuk ka qenë temë diskutimi në Bruksel.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)