16 Prill 2024

Realizohet projekti i gjelbërimit në Varrezat e Dëshmorëve

Mitrovicë, 27 tetor - Pas përfundimit të shumicës së punëve në rregullimin e infrastrukturës së nevojshme në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, këto ditë është realizuar edhe një projekt për gjelbërimin e oazave dhe hapësirave skaj rrugës së tyre. Drejtuesit e komunës, sqarojnë se kjo punë është kryer në kuadër të projektit kryesor për Varrezat e Dëshmorëve.

Bislim Imeri, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, tha se për realizimin e këtij projekti “Gjelbërim përgjatë rrugës së Varrezave të Dëshmorëve” janë investuar mbi 9 mijë euro. “Është bërë një punë e mirë sa i përket gjelbërimit të hapësirave të gjelbëruara në këto varreza dhe kjo është mirëpritur edhe nga qytetarët”.

Ai tha se në rrugën kryesore me gjatësi 400 metra, në të dy anët e rrugës janë mbëltuar 100 fidanë me lartësi prej 2.5 deri në 3 metra. Poashtu, ai sqaroi se edhe në oazat në mes rrugëve janë mbëltuar 120 fidanë-shkurre të ulëta.

Drejtori Imeri theksoi se në të gjitha vendet ku janë mbëltuar fidanët është sjellë dhe i freskët në mënyrë që të fidanët të mos dështojnë. “Skaj rrugës dhe në oazat mes rrugëve është sjellë dheu i ri dhe është mbëltuar bari i ri”.

Ai theksoi se në plan është vazhdimi i gjelbërimit përreth Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa për në vitin e ardhshëm planifikohet që të realizohet edhe projekti për gjelbërim në rrugët tjera në Varrezat e Qytetit që gjenden aty në afërsi.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)