29 Mars 2024

QIKA: Politikat e rritjes së natalitetit nuk fuqizojnë gratë

Prishtinë, 10 shtator - Politika për shtesat financiare për gratë lehona e prezantuar sot nga Qeveria e Kosovës është mbështetje e mirë për familjet e reja në Kosovë, por nuk fuqizon gruan dhe as statusin e saj në shoqëri, siç u deklarua sot gjatë shpalosjes së politikës.

Kështu vlerëson Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) sipas të cilës kjo më shumë duket se është një politikë që ndihmon familjet të rrisin fëmijët, se sa të aktivizojë gratë si forcë punëtore apo të përfshijë ato në jetën publike në përgjithësi.

Fuqizimi i gruas sipas QIKA-se ndodh përmes pavarësimit ekonomik nga burri. Kjo nënkupton shkollim dhe punësim.

Vetëm 12 përqind e grave në Kosovë kanë vend pune, ndërsa mbi gjysma e grave të moshës së lindjes kanë më pak se 9 vite shkollimi të përfunduar, gjë që e bën punësimin e tyre të vështirë.

"Përtej kësaj, kjo politikë është edhe problematike si qasje. Lloji i tillë i ndihmesës financiare pa masa shtesë që ndihmojnë punësimin e gruas pas lindjes - janë politikë konservatore e djathtë që synon zgjerimin e familjeve duke stimuluar lindjen e fëmijëve."

"Tendenca për të mbështetur gratë vetëm përbrenda rolit të amësisë ka rrezik të ngujoj ato edhe më tutje në shtëpi me përgjegjësitë mbi punët e papaguara."

"Kemi nevojë për politika urgjente të punësimit që në plan afatgjatë pavarësojnë gratë ekonomikisht e jo vetëm për ndihma çasti që shpesh mund të jenë kundërproduktive" thekson QIKA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)