20 Prill 2024

Qeveria themeloi Komisionin Kombëtar për Refugjatë

Prishtinë, 17 qershor - Në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe paragrafit (3) të nenit 4 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Kosovës nr. 01/2007, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 maj 2010 mori vendim që të themelojë Komisionin Kombëtar për Refugjatë i përbërë nga Islam Caka, kryetar i Komisionit dhe drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Lulëzim Aliaj nga ZKM, që është edhe zëvendëskryetar i Komisionit, Leonora Ahmeti MPMS, Besim Myrtezani MAPL, Naime Abazi MD, Suzana Krasniqi MPJ, Lulëzim Rafuna MEF, Isni Kryeziu MASHT, Bujar Reshtani UNHCR, Behxhet Shala KMDLNJ dhe Fatime Haliti QKRMT.

Në vendim theksohet si vijon:

-         Komisioni vendos për raste në këshilla prej tre anëtarësh, i cili merr vendim me shumicë votash;

-         Komisioni është i pavarur në punën e tij;

-         Anëtarët e Komisionit do të realizojnë të ardhura mujore në vlerë prej 200 euro në muaj, të cilat do t’i mbulojë secila ministri ose organizatë për përfaqësuesin e saj;

-         Ministria e Punëve të brendshme do t’i sigurojë Komisionit hapësirë dhe mbështetje teknike për të kryer punët e tij dhe;

-         Komisioni shërben në afat prej dy vjetësh dhe gjatë këtij mandati do të punoj në harmoni me legjislacionit në fuqi, theksohet në vendimin e nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)