25 Prill 2024

Qeveria respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 30 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka aprovuar një varg projektligjesh dhe vendime nga fusha e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Hashim Thaçi ka komentuar njoftimin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës respekton vendimet e pavarura të organeve të pavarur dhe në këtë drejtim do të sillemi konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Na gëzon fakti që edhe institucionet tjera, Kuvendi dhe Presidenca kanë shprehur gatishmërinë për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Me përgjegjësi të larta shtetërore, politike, por edhe si qytetarë të Republikës së Kosovës, do të angazhohemi për veprime të shpejta, konkrete dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe normat demokratike të vendit tonë, në mënyrë që të vazhdojmë me zgjedhjen e duhur dhe të shpejtë të çështjeve” është shprehur kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi është shprehur se koalicioni qeverisës do të vazhdojë agjendën e vet shtetërore.

Koalicioni, sipas tij, me besimin e plotë të qytetarëve dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë do të gjejë zgjidhje të shpejtë kushtetuese në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka theksuar se beson në rolin pozitiv dhe aktiv edhe të opozitës, për çka edhe i ka ftuar për participim aktiv në jetën demokratike të vendit.

Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij hyrëse ka përkujtuar se nesër në Kuvendin e dytë do të bëhet leximi i dytë i projektligjit për buxhetin e viti 2011.

“Dëshiroj të falënderoj secilin deputet veç e veç, por edhe komisionet përkatëse, për participim të shpejtë, aktiv dhe profesional në procedimin e këtij projektligji. E ritheksoj edhe njëherë me besim të plotë se ky projektbuxhet është buxhet i reformave demokratike, i Kosovës evropiane, zhvillimore dhe i rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Kosova gjendet gjithashtu përballë një procesi tjetër shumë të rëndësishëm, ai i regjistrimit të popullsisë. Falënderoj Komisionin Qendror të Regjistrimit, për përgatitjet e mira që i ka bërë, ministritë përkatëse, autoritetet komunale, dhe lokale, shoqërinë civile dhe mediat për kontributin e tyre të dhënë në përgatitjen e këtij procesi. Pra Kosova është gati për regjistrimin e popullsisë pas 30 vjetësh. Në këtë rast, ftesa jonë është për pjesëmarrje të gjithë qytetarëve të vendit në regjistrim” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar projektligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për  Akreditimit, Ligjit për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjit për Tregtinë e Brendshme. Në mbledhje janë miratuar edhe Projektligji për Shërbimet e Sigurisë Private dhe Projektligji për Bashkëpunim Ndër-komunal dhe Partneritete.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar Raportin vjetor financiar për vitin 2010, i cili është edhe obligim  i ministrisë së Financave sipas Ligjit për  menaxhimin e financave publike.

Raporti shënon ngritjen dhe tejkalimin e të hyrave buxhetore për vitin 2010, ngritjen e investimeve kapitale si dhe ruajtjen e nivelit të shpenzimeve. Raporti është miratuar nga Qeveria dhe do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për formimin e Bordit për Menaxhimin e Pyjeve dhe raportin e vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit për komuna në vitin 2010.

Ministrja e Ministrisë për Integrim Evropian, Vlora Çitaku, ka njohur kabinetin për punën në përgatitjen e imputeve të para të institucioneve kosovare për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)