18 Maj 2022

Qeveria realizoi 56% të Planit Strategjik dhe Operacional për vitin 2021

Prishtinë, 26 janar – FOL ka bërë monitorimin e realizimit të aktivitetve të cilat ishin paraparë të përfundonin në periudhën në vitin 2021 gjegjësisht periudhën mars- dhjetor 2021 sipas Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë së Kosovës -15 Ministrive dhe Zyra e Kryeministrit.

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL tha se “nga 764 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar 428 aktivitete, ndërkaq 336 kanë mbetur pa u realizuar”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se, Qevria e Kosovës ka realizuar 56 % të Planit Strategjik dhe Operacional për vitin 2021.

Gjatë këtij takimi u diskutua me akteret kryesorë të ministrive përkatëse për sfidat me të cilat përballen ata për realizimin e këtij plani.

Më shumë detaje rreth perfomancës së Zyrës së Kryeministrit dhe secilës nga ministritë i gjeni në vazhdim;
 
Zyra e Kryeministrit - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 77 aktivitete prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 71 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 35 nga këto aktivitete.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 59 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.

Ministria e Ekonomisë - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 27 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 14 nga këto aktivitete.

Ministria e Mbrojtjes - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 57 aktivitete, prej të cilave i ka realizuar 50 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 98 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 64 nga këto aktivitete.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 42 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar të gjitha aktivitetet.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 52 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 19 nga këto aktivitete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 31 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 21 nga këto aktivitete.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 12 nga këto aktivitete.

Ministria e Shëndetësisë - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 43 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.

Ministria për Kthim dhe Komunitete - në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 5 nga këto aktivitete.
 
 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)