24 Shtator 2021

Qeveria merr vendim për themelimin e Ministrisë së Diasporës

Prishtinë, 18 maj - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi është mbajtur mbledhja e 15-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilën është marrë vendim për themelimin e Ministrisë së Diasporës.

Kryeministri Thaçi ka thënë se kjo ministri e re do të jetë adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e atdhetarëve tanë në diasporë dhe forcimit të lidhjes së tyre me vendlindjen.

Në vazhdim Qeveria ka aprovuar Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë e cila ka qëllim përcaktimin e detyrave strategjike në fushën e sigurisë dhe për të mbrojtur vlerat themelore dhe interesat e Republikës së Kosovës, mbrojtja e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Persona të Zhdukur i cili rregullon  të drejtën e familjarëve për të ditur fatin e personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Po ashtu me këtë projektligj përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka thënë se ende ekziston një numër i madh i personave të zhdukur, si dhe duke u nisur nga fakti që ende nuk kemi infrastrukturë adekuate ligjore që rregullon këtë çështje, është paraqitur nevoja për nxjerrjen e këtij ligji me qëllim të mënjanimit të zbrazëtirave ligjore.

Po sot është miratuar edhe  Projektligjit për Ndihmën Shtetërore, me të cilin  përcaktohen parimet dhe procedurat, në përputhje me të cilat lejohet dhe kontrollohet ndihma shtetërore, me qëllim që të mbështetet zhvillimi ekonomik dhe social, të zbatohen parimet e funksionimit të  ekonomisë së tregut, të mbrohet konkurrenca, si dhe të përmbushen detyrimet e dala nga marrëveshjet   ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës.

Qeveria sot ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 541.000 euro për mbulimin e shpenzimeve të delegacionit të Kosovës për bisedime teknike në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria sot ka aprovuar Planin Hapësinor të Kosovës për vitin 2010-2020  dhe Propozimin për shpalljen e Zonës Ekonomike në Komunën e Lipjanit, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 73 të Ligjit për Miniera dhe Minerale .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)