13 Maj 2021

Qeveria me dy zëdhënëse nga sot edhe Rozafa Kelmendi emërohet zëdhënëse

Prishtinë, 14 prill - Edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kritikuar ashper qeveritë e kaluar për numrin e madh të këshilltarëve e zyrtarëve të emëruar Qeveria e Republikës së Kosovës e udhehqur po nga LVV nga sot do të ketë dy zëdhënës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë.

Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare.

Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Women.

 Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Women, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie.

Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve, Nebih e Tahir Meha, Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e zbulumit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Meha. (Oborri i Kullës "Tahir Meha' në Prekaz, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 - Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)