26 Prill 2024

Qeveria gjatë javës voton zëvendësministrat

Prishtinë, 22 mars - Kryeministri Hashim Thaçi, brenda kësaj jave, pritet t’i bëjë publike për publikun emrat e zëvendësministrave.

Lajmin e ka konfirmuar të hënën për \"Epoka e Re\", ministri i Kulturës, Memli Krasniqi. “Emërimi i zëvendësministrave është kompetencë ekskluzive e kryeministrit Thaçi.

Por, ka mundësi që gjatë kësaj do të ketë vendime që do të merren nga kryeministri Thaçi”, ka thënë Krasniqi.

Epoka e Re, nga një burim përbrenda PDK-së, ka arritur t’i sigurojë emrat e mundshëm të zëvendësministrave nga radhët e këtij subjekti politik: Gani Koci, Ramadan Avdiu, Gani Buçinca, Berat Luzha, Basri Musmurati, Mimoza Ahmetaj dhe Selvije Halimi.

Thaçi është kujdesur tej mase që përbrenda kabinetit qeveritar t’i sistemojë edhe kuadrot e reja të ardhura në PDK, të cilët në zgjedhjet e fundit nuk kishin arritur ta fitojnë kuotën për të qenë deputetë të kësaj legjislature, si Ilir Mirena dhe Petrit Selimi.

Ndërkaq, partnerja e koalicionit qeveritar, AKR-ja, ende nuk ka dalë me asnjë emër të zëvendësministrit.

Por, përfolët se zëvendësministra të kësaj partie do jenë: Selami Shkodra, Emin Gërbeshi, Avdi Mehmeti, Feti Mehdiu, Gëzim Mehmeti ose Banush Pacolli.

Në Qeverinë e Kosovës dhjetë zëvendësministra do t’i kenë minoritet, kurse një Lista “Dr. Ibrahim Rugova”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)