24 Prill 2024

Qeveria emëron bordet në KEK, Telekom, Postë, Trepçë dhe Këshillit të Cilësisë

Prishtinë, 21 maj - E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 12-të të rregullt, në të cilën ka miratuar vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës emërohet Sevdije Morina në vend të Arjana Shajovcit, dhe, me propozimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, emërohet Blerta Deliu-Kodra në vend të ish-deputetes Donika Kada-Bujupi.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për "Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nën IPA II (2014 - 2020)".

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së  Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin " Mbështetja ndaj Reformës së Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Kosovë - Faza 2".

Kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin e përbashkët të zhvillimit dhe mbështetjes së përpjekjeve të vazhdueshme në Kosovë për kryerjen e reformave në sektorin e arsimit dhe aftësimit profesional i cili do të zbatohet në periudhën e ardhshme 5 vjeçare.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit 1, të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit "Reagimi Emergjent ndaj COVID-19". Amandamentimi 1 i siguron Kosovës një shtesë prej 25 milionë euro të kredisë së nënshkruar më herët, dhe shuma totale e kredisë tash është 60 milionë euro.

Me katër vendime të veçanta, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Drejtorëve në katër Ndërmarrje Publike:

- Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të  Ndërmarrjes Publike "Trepça" Sh. A. në përbërje:

1.      Bahri Hyseni, kryesues;

2.      Hekuran Nikçi, anëtar;

3.      Shyqri Kelmendi, anëtar;

4.      Alban Krasniqi, anëtar;

5.      Shyqyri Sadiku, anëtar.

- Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të      Ndërmarrjes "Korporata Energjetike e Kosovës/KEK" Sh. A:

1.      Rrezarta Pllana, kryesues;

2.      Bezad Halilaj, anëtar;

3.      Merita Kasapolli, anëtare;

4.      Arbnorë Pula, anëtare.

- Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të  Ndërmarrjes Publike Qendrore "Posta e Kosovës" Sh. A:

1.      Safije Beseni, kryesuese;

2.      Sebahate Krasniqi, anëtare;

3.      Genc Rama, anëtar;

4.      Naim Haliti, anëtar.

- Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore - Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës "INFRAKOS" Sh. A:

1.      Enis Berisha, kryesues;

2.      Ardita Salihu, anëtare;

3.      Fitnese Ismajli, anëtare;

4.      Afrim Mehmetaj, anëtar.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit në këtë përbërje:

1.      Hasnije Ilazi;

2.      Gëzim Tosuni;

3.      Krenare Pireva Nuçi;

4.      Seb Bytyçi;

5.      Alison Felce;

6.      Cassie L. Barnhardt;

7.      Werner J. Stuber.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit zgjedhen për mandat 5 vjeçar dhe fillojnë mandatin ditën e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)