25 Prill 2024

Qeveria e vendosur, nuk ka kthim mrapa

Prishtinë, 4 gusht - Qeveria e Kosovës ka dalë sërish me një deklaratë ku thekson se nuk ka kthim prapa, përsa i përket gjendjes në veri të Kosovës dhe se kontrolli në pikat kufitare numër 1 dhe 31 do të vazhdojë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Gjenerali i KFOR-it, Erhard Buhler, në orët e vona të mbrëmjes kanë zhvilluar konsulta lidhur me zhvillimet e orëve të fundit, rreth situatës në veri të Kosovës dhe angazhimeve të KFOR-it për debllokimin e rrugëve dhe kontrollimin e plotë të pikave 1 dhe 31.

Në një komunikatë për media, qeveria thekson se "Është konstatuar se nuk ka kthim prapa, do të vazhdoj kontrolli i plotë i pikave 1 dhe 31, domosdoshmëria për heqjen e bllokadave rrugore dhe krijimin e plotë të kushteve të sigurisë për të gjithë qytetarët në veri".

Kjo komunikatë u dha menjëherë pas takimit të kryeministrit Hashim Thaçi me gjeneralin e KFOR-it Erhard Buhler.

Në takimin mes tyre u biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit , dhe angazhimeve të KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe kontrollimin e plotë të pikave 1 dhe 31.

Konsultat shtesë do të vazhdojnë edhe sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)