29 Mars 2024

Qeveria e Kosovës ka hartuar një strategji të re për lobim

Prishtinë, 13 prill - Qeveria e Kosovës ka hartuar një strategji të re përmes së cilës synon të rrisë forcën lobuse pranë shteteve të cilat ende nuk kanë njohur pavarësinë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në një intervistë për Top Channel jep detaje nga kjo strategji me të cilën pritet të njihet se shpejti Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës.

“Ka një pjesë të shteteve që janë kundërshtare të pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtimi i tyre lidhet më shumë rreth asaj se si kuptohet procesi i shtet-formimit në Republikën e Kosovës". ka theksuar Hoxha.

Kjo analizë sipas tij ka detaje ku për secilin shtet, vec e vec, analizohet motivi pse ky shtet se ka njohur Republikën e Kosovës?

"Gjendja politike në këtë shtet? Gjendja e minoriteteve në këtë shtet? A mundet që grupe të ndryshme etnike të keqkuptojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës? Cila është pozita rajonale dhe në cfarë forme mund të influencohen këto shtete për të njohur Kosovën?”, thotë për Top Channel, ministri Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)