29 Mars 2024

Qeveria do të mbështet realizimin e projekteve të Lipjanit

Prishtinë, 19 gusht - Në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi sot ka vizituar Komunën e Lipjanit.

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar udhëheqjen komunale të Lipjanit për qeverisjen e mirë dhe punën e suksesshme që janë duke e bërë.

“Ndryshimet pozitive që janë duke ndodhur janë duke i ndier të gjithë qytetarët e kësaj komune, që janë rezultat i investimeve të institucioneve qendrore dhe komunale” theksoi kryeministri Thaçi duke shtuar se projektet që janë në proces do të vazhdojnë të implementohen.

Qeveria do të mbështet realizimin e të gjitha këtyre projekteve duke mbështetur shpërndarjen e investimeve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Lipjanit.

Kryeministri ka premtuar se do të vazhdojë të përkrah udhëheqjen komunale në Lipjan në ndërtimin e qeverisjes së mirë, efikase dhe transparente  dhe në funksion të rritjes së mirëqenies së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.   

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, e informoi kryeministrin Hashim Thaçi për realizimin e një varg projektesh, po ashtu edhe për projektet tjera që janë në zhvillim e sipër. Zoti Buja, falënderoi kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmat dhe mbështetjen që kanë dhënë për Komunën e Lipjanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)