29 Mars 2024

Qeveria amerikane mbështet sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë, 12 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruan marrëveshje me të cilën bashkërisht do të plotësohet dhe ndryshohet marrëveshja e arritur në vitin 2009, për programin në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit të zbatimit të ligjit: Ristrukturimi, Reforma dhe Operacionet në Zbatimin e Ligjit dhe Policinë në Bashkësi, duke siguruar kështu fonde shtesë në shumë prej mbi 7 milion dollarë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe zëvendës-shef i misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Michael J. Murphy.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, zëvendëskryeministri Kuçi shprehi falënderimet e Qeveris së Kosovës për ndihmën e vazhdueshme që shteti amerikan ka dhënë dhe po jep për sundimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës dhe premtoi që kjo ndihmë do të shfrytëzohet për të mirën e rendit dhe ligjit në Kosovë, duke u bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare.

Ndërsa, zëvendës-shef i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Murphy, tha së shteti amerikan është i përkushtuar për të vazhduar partneritetin dhe ta ndihmojmë Kosovën në ndërtimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve për sundimin e ligjit.

Sipas kësaj marrëveshje, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe parterët e tij zbatues, do të ofrojnë ndihmë teknike, pajisje dhe trajnim për Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e tjera përkatëse për t’i ndihmuar ato që të zbatojnë praktikat dhe standardet profesionale më të mira ndërkombëtare në kryerjen e punës së tyre dhe në menaxhimin operativ të institucioneve të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, synimi i kësaj ndihme është të mbështeten prioritetet strategjike të Misionit të SHBA-ve për zhvillimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ku INL mëton të rrisë kapacitetet e Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit, që në mënyrë efektive të zbatojnë sundimin e ligjit në Kosovë dhe të funksionojnë si institucione të hapura, demokratike dhe efektive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)