19 Tetor 2021

Qëndrimet zyrtare të Egjiptit në përputhje me qëndrimet e popullit

Prishtinë, 16 korrik  - InsIituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka organizuar sot një tryezë diskutimi me temën “Bashkëpunimi shoqëror mes Kosovës dhe Egjiptit”.


Tryeza është organizuar me rastin e vizitës të delegacionit nga Egjipti me qëllim që të analizohet situata në të dy vendet dhe mundësitë për bashkëpunim në rrafshin shoqëror, medial e joqeveritar. Kjo ngjarje ka qenë vendtakim i më shumë se 25 përfaqësuesve të medieve dhe shoqërisë civile nga Kosova dhe Egjipti.

Petrit Selimi, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, theksoi se pas largimit të Hosni Mubarak nga pushteti dhe vizitës së delegacionit egjiptian në Kosovë “u hap një derë e vogël por permanente ku shihet se mund të shkëmbejmë eksperienca.”

Në këtë tryezë u theksua nevoja e shkëputjes së ndikimit të shtetit në mediat, pasi që e kaluara tregon se një praktikë e tillë nuk është në shërbim të qytetarëve. Për më tepër, të pranishmit vlerësuan lartë punën e medieve dhe shoqërisë civile në rolin e tyre për të krijuar balanc në mes të pushtetit dhe popullatës.

Sipas Ismail Elfakharany, kolumnist në gazetën Al Ahram, “në një mënyrë apo tjetër qëndrimet e zyrtare të Egjiptit do të jenë në përputhje me qëndrimet e popullatës, e këtu përfshihet edhe pavarësia e Kosovës.”

Ndërsa, Ylli Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, u shpreh se “njohja nga Egjipti do të thotë për Kosovën më shumë vende pune, më pak varfëri, dhe mundësi më të mira dhe të barabarta me vendet tjera.”

Kjo tryezë u përmbyll me zotimin se bashkëpunimi do të thellohet pasi që tani mundësitë janë më të mëdha dhe shoqëritë e këtyre vendeve para se gjithash ndajnë brenga të njëjta siç janë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)