20 Prill 2024

Publikohen Llogaritë Qeveritare të Kosovës

Prishtinë, 4 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM1 2021). Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2021 ishin 523.6 milionë Euro, ku është një rritje, krahasuar me të hyrat në TM1 2020 që ishin 402.4 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM1 2021 ishin 521.0 milionë Euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2020 ishin 400.3 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (32.6%); kontributet sociale dhe përfitimet (28.8%); konsumi i ndërmjetëm (11.5%); dhe formimi i kapitalit bruto (10.0%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata lidhur me publikimin "Llogaritë Qeveritare të Kosovës”, për TM1 2021, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)