26 Prill 2024

PSD: Përgjegjësit e krizës janë institucionale PDK e LDK

Prishtinë, 27 tetor - Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Agim Çeku, deklaroi të mërkurën se Kosova po përjeton nje krizë institucionale të cilën nuk e meriton, krizë e cila ka shumë adresa, por përgjegjësit kryesor të kësaj krize sipas tij, janë dy partnerët e ish-koalicionit të cilët nga partnerë për ndërtimin e shtetit kanë degjeneruar në partnerë të thashethemeve dhe në vend se të bëjnë politikë shtetërore kanë filluar të bëjnë politikë mahallash.

Ai tha se e tërë koj krizë është pasojë e mungesës së përgjegjësisë dhe faktit se në krye të vendit Kosova ka politikanë por jo edhe burrështetas, thuhet në një njoftim të PSD-së.

”Partitë në pushtet nga frika e humbjes se pushtetit në zgjedhjet e rregullta, që duhej të mbaheshin vitin e ardhshëm, e kanë sajuar krizën, për të krijuar konfuzion të qytetarët, në mënyrë që ata të mos kenë kohën e duhur për të vlerësuar përformancën reale të kësaj qeverisjeje”, tha Çeku.

Ai tha se nga kjo krizë po dëmtohen shumë procese të rëndëishme për Kosovën: buxheti, privatizimi, njohjet, lobimi, lufta kundër korrupsionit dhe po rrezikohen të mos miratohen disa ligje të rëndësishme siç janë: ligji i punës dhe sigurimit pensional, ligji për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës etj.

”PSD-ja vazhdon të mbështesë qëndrimin e saj politik se zgjedhjet në vend duhet të prodhojnë zgjidhje të situatës çka nënkupton stabilitet politik dhe vazhdim të reformave politike, ekonomike dhe sociale. Ne vlerësojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë opcioni me i keq sepse rrezikojmë zgjedhje te kontestuara e për pasojë veshiterësojnë të gjitha proceset e ardhshme duke i ndërlikuar edhe më shumë ato. Një proces elektoral në një kohë kaq të shkurtër do ta vë në vështirësi KQZ-në dhe ta kufizojë në veprimin e saj për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve brenda standarteve demokratike, të cilat për Kosovën janë jetike”, tha ai.

Çeku vlerëson se në situatën, në të cilën jemi është më e dobishme mbështetja e një qeverie të pakicës e cila do ta qonte vendin në zgjedhje te parakohshme, në datën e përcaktuar nga u.d. i presidentit.

PSD-ja shpreh zhgënjimin e vet edhe për ndërhyrjet kozmetike dhe aspak domëthenëse që i janë bërë ligjit zgjedhor. Ky ligj, më këto ndryshime, nuk siguron plotësimin maksimal të standarteve  për zgjedhje demokratike, të drejta, të ndershme dhe të barabarta. Kosova ka humbur rastin për reformë zgjedhore.

PSD-ja do të jetë pjesë e zgjidhjes  dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale, qofshin ato të jashtëzakonshme apo të parakohshme, e sigurt  ne objektivin e saj që ne vijim të jetë aktor në modelimin e politikave ligjvënëse dhe qeverisëse në interes të qytetarëve tanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)