03 Gusht 2021

PSD: Gjykimi i Kurtit proces i dëmshëm dhe të panevojshëm

Prishtinë, 9 shkurt - Në përvjetorin e tretë të ngjarjeve tragjike  të 10 shkurtit, Partia Social Demokrate  është pranë familjeve të atyre që pësuan në ato ngjarje dhe Ju shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta Familjeve Balaj dhe Xheladini, që humbën më të dashurit e tyre në ato protesta.

PSD-ja shpreh shqetësimin e saj që edhe 3 vjet pas atyre ngjarjeve tragjike drejtësia ndërkombëtare nuk ka bërë asnjë hap për të nxjerrë para drejtësisë, përgjegjësit dhe autorët  e këtij krimi . Për me tepër ka tendencë që ky rast të mbyllet dhe fajtorët të shpëtojnë pa u dënuar.

PSD-ja vlerëson se krimi nuk mund të vjetërohet dhe se kriminelët herët a vonë duhet të përballen me drejtësinë.  Bashkësia ndërkombëtare e ka për obligim që të zbardh  deri në fund këtë rast dhe të vëjë në vend drejtësinë e munguar. Edhe institucionet vendore duhet të bëjnë presionin  e duhur dhe të mos lënë gur pa lëvizur derisa të zbardhet kjo cështje.

Misioni për Sundim të Ligjit i Bashkimit Europian (EULEX ) ka paralajmeruar  më 15 shkurt 2010, rifillimin e  procesit gjyqësor kundër  liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit.
PSD e vlerëson këtë proces si te dëmshëm dhe të panevojshëm, sepse si forcë politike progresive është jetësisht e interesuar që Republika e Kosovës të ngritet mbi parimet bazë të shtetit të së drejtës, ndërkaq procesi kundër Albin Kurtit  bie ndesh me këtë objektiv tonin politik. Kjo është në kundërshtim edhe me parimet ndërkombëtare për  pacënueshmërinë e lirive të njeriut dhe të drejtës së shprehjes së mendimit politik .

Misioni dhe prezenca e re e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë  duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos i përsërisin  gabimet e UNMIK-ut sepse kjo do të dëmtontë rëndë imazhin e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)