26 Prill 2024

Prokuroria angazhon mbi 50 prokurorë në mbrojtje të votës

Prishtinë, 14 nëntor - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u zhvilluar sot për zgjedhjet e balotazhit, për kryetar komunash.

Prokuroria njofton se që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, janë të angazhuar mbi pesëdhjetë (50) prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë  në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria, të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)