24 Prill 2024

Prokurorët më program të ri për Mitrovicën

Mitrovicë, 17 maj - Sot, gjatë një simpoziumi në Pejë, prokurorët e EULEX-it dhe ata të Kosovës nga rajoni i Mitrovicës diskutuan dhe u pajtuan për planet e reja që të punojnë së bashku përmes aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit (MMK).

Kryeprokurori i EULEX-it Johannes van Vreeswijk dhe Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi morën pjesë në diskutime dhe në fillimin formal të programit.

Johannes van Vreeswijk theksoi se monitorimi, mentorimi dhe këshillimi (MMK) është investmi i EULEX-it në forcimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë të Kosovës. Është çelës i padyshimtë për integrimin e Kosovës në BE.  

Ky program i ri sipas tij do të përmirësojë performancën, transparencën dhe llogaridhënien e ndjekjeve penale sipas standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira evropiane.

\"Ka të bëjë me prokurorët e Kosovës që kryejnë hetime të rasteve me ndihmën dhe mbështetjen e kolegëve nga EULEX-i atëherë kur ka nevojë. Në të përfshihet spektri i plotë i detyrave prokuroriale, siç është mbledhja e informatave, konfiskimet, masat alternative të paraburgimit dhe raporti polici-prokurori. Për rajonin e Mitrovicës ne kemi rënë dakord që të përqendrohemi në mënyrë të fuqishme në rastet penale.”

“Punëtoria e ditës së sotme ka shënuar një hap të rëndësishëm në shkëmbimin e përvojave dhe  bashkëpunimin ndërmjet kolegëve. Gjithashtu ka ndihmuar që të sigurojë integrimin e planeve tona të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit në mbarë Kosovën.

Ismet Kabashi tha se prokurorët e EULEX-it luajnë një rrol vendimtar kryesisht në lidhje me monitorimin, mentorimin dhe këshillimin duke përcjellur praktikat më të mira të sistemeve të prokurorisë së vendeve të tyre.

“Për sa i përket rajonit të Mitrovicës, kur është fjala për fushën e pushtetit ekzekutiv, EULEX duhet kryesisht të punoj në ekipe të përziera. Puna në grup është mënyra më e mirë dhe më e suksesshme për të ndërtuar një sistem transparent dhe të pavarur të prokurorisë.”


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)