28 Mars 2024

Profesor Agani do të vazhdojë të jetë frymëzim për gjenerata

Prishtinë, 6 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot familjen e profesorit të ndjerë, Fehmi Aganit, i vrarë nga forcat serbe në maj të vitit 1999.

Me këtë rast, Presidentja Atifete Jahjaga ia dorëzoi familjes Agani Urdhrin “Hero i Kosovës”, me të cilin Profesorin Fehmi Aganin e kishte dekoruar Presidenti Ibrahim Rugova.

Presidentja Jahjaga tha se profesor Agani do të vazhdojë të jetë frymëzim për gjenerata, që të krijojnë vepra të mëdha në shkencë, kulturë, politikë dhe atdhetari.     

“Historia jonë e re ka qenë shumë herë tragjike, si popull në tërësi, e veçmas për shumë individë dhe familje të spikatura. Por, historia jonë më e re është histori e triumfit të lirisë e pavarësisë mbi shtypjen dhe nënshtrimin. Për këtë ka merita qenësore profesori i shquar, Fehmi Agani, të cilin sot e nderojmë me Urdhrin “Hero i Kosovës”, tha Presidentja Jahjaga.

Duke e falënderuar Presidenten për dekoratën, bashkëshortja e profesor Aganit, Sadije Agani tha se është një nder i madh për të dhe familjen Agani, që këtë dekoratë e marrin nga presidentja e parë e Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)