25 Prill 2024

Priten të vijnë 15 njohje nga shtetet e Caricomit

Prishtinë, 18 gusht - Shtetet anëtare të Organizatës së shteteve të Caricomit në Amerikën Qendrore janë në fazën finale të marrjes së vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, këshilltari i zv/kryeministrit Pacolli, Kushtrim Bajrami.

Organizata  përbëhet nga 15 shtete, një prej të cilave, Belizi tashmë e njeh shtetin tonë.  Burimet i kanë thënë portalit Indeksonlinë se në orët në vazhdim mund të ndodhë konfirmimi i njohjeve nga ana e deri 9 shteteve.

Notat dilplomatike të njohjes pritet të dërgohen në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

Kjo organizatë përbëhet nga këto shtete: Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominicia, Grenada, Guyana, Haiti, Xhamajka, Montserrat, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent, Suriname dhe Trinidad – Tobago.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)