26 Prill 2024

Prishtina as 200 mijë banorë!

Prishtinë, 28 qershor - Drejtori i Zyrës për regjistrimin e popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Sabri Zabërxha ka bërë të ditur se numri i popullsisë në Prishtinë sillet rreth 200 mijë banorë, megjithëse është menduar të jetë shumë më i madh.


Zabërxha bëri të ditur se rezultatet preliminare të regjistrimit do të bëhen publike ditën e nesërme.

Ndërsa, duke folur për vendbanimet me shumicë serbe, drejtori i Zyrës për regjistrimin e popullsisë në ESK, tha se ata nuk kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në regjistrim, ndërsa Enti do të bazohet në disa formularë që ishin mbushur në gjithë territorin e Kosovës në vitin 2009.


Por çfarë mund të jenë statistikat kur nuk përfshihet edhe veriu i vendit, drejtori i Zyrës për regjistrimin e popullsisë tha se komuniteti serb nuk e ka shprehur dëshirën të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, por ESK do të bazohet në disa formular të vitit 2009, ku ishte bërë azhurnimi i territorit të Kosovës.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin Zabërxha ka theksuar se në vitin 2009 është bërë azhurnimin e gjithë territorit të Kosovës, d.m.th kemi bërë regjistrimin në një formular të shkurtuar për numrin e banorëve, ekonomive dhe banesave, prandaj ne i kemi të gjitha të dhënat për gjithë Kosovën.


“Nesër do të bëhet shpallja e rezultateve të para në 34 komuna ku është mbajt regjistrimi i popullsisë. Për Prishtinën sillet rreth 200 mijë... Është numër real dhe i saktë. Po mendoj është shifër e popullsisë rezidente”, tha Zabëxha.

Shpallja përfundimtare e rezultateve për numrin e banorëve në Kosovës duhet të bëhet në qershor të vitit të ardhshëm

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)