23 Shtator 2021

Princ Michael i Kentit sot arrin në Kosovë

Prishtinë, 3 qershor - Princi Michael i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur nga Britania e Madhe, sot vizitojnë Republikën e Kosovës. Vizita është organizuar nga Oda Ekonomike Britanike në Kosovë e ndihmuar dhe përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë vizitës në Kosovë, Princi Michael dhe delegacioni i tij, do të priten nga krerët më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës, ministrat e kabinetit qeveritar si dhe afaristë dhe partnerë të tjerë nga Kosova.

Delegacioni afarist që shoqëron Princin Michael do të interesohet për mundësi investimi në Kosovë në fusha të ndryshme si në telekomunikacion, miniera, energjetikë, turizëm dhe fusha të tjera si dhe do të bëjë vizita në disa zona ekonomike dhe industriale të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dëshiruar personalisht mirëseardhje në Kosovë princit Michael dhe delegacionit të tij gjatë një bisede të sotme telefonike me të.

Agjenda e vizitës së Lartmadhërisë së Tij Princi Michael i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur nga Britania e Madhe, në Republikën e Kosovës më 3 dhe 4 qershor.

03.06.2010

    * 13:05, arritja në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës
    * 16:45, takimi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

04.06.2010

    * 08:45, vizita në minierën e TREPÇËS
    * 12:30, dreka e punës në Sharr, do të shtrohet nga Qeveria e Kosovës
    * 14:45, vizitë në Stone Castle
    * 19:30, darkë Gala, në Hotel Dukagjini

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)