19 Prill 2024

Prezantohet puna e Avokatit të Popullit për vitin 2021

Prishtinë, 21 dhjetor – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj prezantoi statistikat preliminare të punës një vjeçare të Institucionit para mediave. Ai po ashtu paraqiti disa nga raportet e punuara gjatë këtij viti e që kanë të bëjnë me pandeminë, të drejtat e fëmijëve, mjedisi e të tjera.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj tha se të dhënat statistikore për numrin e ankesave dhe natyra e tyre tregon se qytetarët vazhdojnë të përballen me zvarritje të procedurave gjyqësore (26 % e ankesave) cenimi i së drejtës për mjete efikase juridike (20%), dhe gjithashtu mbetet shqetësuese mbrojtja e të drejtave në punë ku 12 për qind e ankesave kanë të bëjnë me cenimin e kësaj të drejte.

Gjendja e krijuar e pandemisë ka ndikuar edhe në mirëqenien e qytetarëve, dhe pa asnjë dyshim ka ndikuar edhe në përkeqësimin e statusit ekonomik, duke e thelluar edhe më tepër hendekun e pabarazisë sociale ndërmjet familjeve, tha Avokati Qelaj. 

Gjendja ekonomike e familjeve raportohet të jetë rënduar edhe më tej me rrezikun e rritjes së shkallës së varfërisë, tha z. Qelaj. Një aspekt mjaft shqetësues që ka pasur ndikim në jetën dhe në shëndetin e fëmijëve, e sidomos të atyre me aftësi të kufizuar, ka qenë edhe mungesa për periudha të caktuara edhe e barnave esenciale. E sikur të mos mjaftonte vetëm mungesa e këtyre barnave, për shumë prind ka qenë sfidë me rrezikshmëri të lartë edhe sigurimi i këtyre barnave nëpërmjet mënyrave joligjore., shtoi ai.

Në vijim gjeni statistikat preliminare të IAP-së. 

Prej 1 janar deri 17 dhjetor 2021, Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar 1,536 ankesa të qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Nga ky numër, janë hapur 665 raste për hetim. Numri i personave të përfshirë në këtë ankesa është 2,387.

Sipas gjinisë së ankuesve, meshkujt dominojnë me 71 për qind, ndërsa femrat me 29 për qind. 

Gjatë këtij viti, Avokati i Popullit ka hapur 66 raste sipas detyrës zyrtare (ex-officio), ndërsa 12 raste janë hapur bazuar në raportimet e mediave në vend.

Gjatë vitit 2021, janë mbyllur 753 raste (duke përfshirë raste edhe nga viti i kaluar) në IAP, ndërsa 317 prej tyre janë raste që janë zgjidhur pozitivisht.

Ndërsa, 162 raste janë konsideruar të papranueshme për shkak se nuk është gjetur shkelje apo keqadministrim. 117 raste janë mbyllur të papranueshme për shkak se ishin në shfrytëzim të mjeteve juridike, ndërsa 44 të papranueshme për shkak se ishin në mos shfrytëzim të mjeteve juridike. 79 raste janë të mbyllura me raport, 29 raste janë mbyll për shkak se ankuesi nuk ka treguar interesim, dhe 5 raste të papranueshme për shkak se ishin jashtë juridiksionit të IAP-së.

Ankesat e qytetarëve iu janë adresuar këtyre autoriteteve: ministritë 462 ankesa; gjykatat me 429 raste; komunat 232; policia 90; prokuroritë shtetërore 63; personat privat 53; kompanitë private 36 ndërmarrjet publike 27; Agjencia Kosovare e Privatizimit 19 raste; dhe autoritetet e huaja me 19 raste.

Sipas përkatësisë etnike, në rastet që janë hetuar, ndarja është si në vijim: Shqiptarë 577 raste, Serbë 37; Turq me 16 raste; Goranë 8; Ashkali 7 raste; Egjiptas 7; Boshnjak 5; dhe të tjerë 2 raste.

Lënda e rasteve të hetuara, bazuar në të drejtat e garantuara me Kushtetutë (një rast mund të përfshijë më shumë se një shkelje të të drejtave të garantuara) janë si në vijim:

E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm 251; E drejta për mjete juridike 207; E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit 121; Barazia para ligjit 76; Mbrojtja shëndetësore dhe sociale 74; Mbrojtja e Pronës 62; E drejta e qasjes në dokumente publike 40; Të drejtat e fëmijës 31; E drejta për arsimin 27; Ndalimi i torturës, trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues 23; Të drejtat e të akuzuarit 18 raste; E drejta për jetën 13; Dinjiteti i Njeriut 13; Liria e lëvizjes 11; dhe të tjera 43 raste.

Avokati i Popullit ka lëshuar 147 rekomandime në raportet dhe letrat me rekomandime drejtuar të gjitha institucioneve publike. Nga ky numër, vetëm 43 rekomandime (29.3%) janë zbatuar nga autoritetet. Ndërsa, kanë mbetur 4 rekomandime (2.7%) pa u zbatuar, dhe 100 rekomandimet (68%) tjera nga në pritje për zbatim. 

IAP ka prezantuar edhe statistikat mbi treguesin 7 të Kontratës së Reformës Sektoriale për Reformën e Administratës Publike. Treguesi 7.3.1 kërkon që të paktën 80% e institucioneve të qeverisë qendrore, të cilave Avokati i Popullit i ka adresuar rekomandime në periudhën ndërmjet 1 janarit dhe 30 nëntorit 2021, janë përgjigjur me një letër brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Avokati i Popullit gjatë periudhës 1 janar deri më 17 dhjetor 2021, ka adresuar 79 rekomandime institucioneve të nivelit qendrorë, nga të cilat, për 54 rekomandime ka pranuar përgjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, kurse për 25 rekomandime të tjera nuk kemi pranuar përgjigje apo përgjigjja ka arritur jashtë afatit ligjor. Me këtë konkludohet se shkalla e zbatimit për treguesin 7.3.1 nuk e ka arritur cakun, sepse Avokati i Popullit gjatë periudhës së përcaktuar ka pranuar përgjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditësh vetëm për 68.36% të rekomandimeve të adresuara institucioneve të nivelit qendrorë. Prandaj, sipas këtyre të dhënave, treguesi 7.3.1 nuk është përmbushur.

Ndërsa, për treguesin 7.3.2 kërkohet që të paktën 60% e të gjitha rekomandimeve drejtuar institucioneve të qeverisë qendrore, të lëshuara në vitin 2019, 2020 dhe 2021, në të cilat institucionet e nivelit qendror janë përgjigjur pozitivisht, janë zbatuar.

Avokati i Popullit gjatë vitit 2019, 2020 dhe periudhën prej 1 janarit – 17 dhjetor 2021, ka adresuar gjithsej 296 rekomandime institucioneve të nivelit qendrorë. Në rekomandimet e adresuara gjatë të njëjtës periudhë dhe për të cilat kemi pranuar përgjigje pozitive apo përgjigje me synim pozitiv mbi zbatimin e rekomandimeve, kemi 215 rekomandime, nga të cilat janë zbatuar 118 prej tyre, apo shkalla e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, sipas indikatorit 7.3.2 ka arritur në 73%.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)