26 Prill 2024

Prezantohet analiza 'Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë'

Prishtinë, 8 qershor - Sot në Qendrën për Media në Çagllavicë prezantohen rezultatet e analizës “Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë”, e cila është bërë në bashkëpunim me organizatën Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC) nga Graçanica në kuadër të nismës Open të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Projekti Open është një projekt i cili implementohet dhe financohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me nëntë organizata të shoqërisë civile dhe mediave që veprojnë në mjediset serbe në Kosovë.

Rezultatet e analizës do të shërbejnë si bazë për diskutim për hapjen e institucioneve, perceptimin e tyre dhe rekomandimet për avancimin e hapjes së tyre ndaj qytetarëve dhe hisedarët tjerë në shoqëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)