18 Prill 2024

Preteni kërkoj llogaridhënie nga institucionet gjyqësore

Prishtinë, 17 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Preteni e falënderoi presidenten Jahjaga për përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep Agjencisë si dhe e njoftoi me rezultatet e Agjencisë deri në ditët e sotme.

Ai shtroi nevojën e përfundimit të lëndëve të paraqitura në institucionet gjyqësore dhe vlerësoi se është i nevojshëm finalizimi i nomenklaturës ligjore, fuqizimi i mekanizmave institucional dhe ngritja e nivelit të llogaridhënies nga institucionet gjyqësore.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, tha se Agjencia Kundër Korrupsionit ka përkrahjen në realizimin e detyrave, që mbështeten në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Ajo tha se AKK ka rëndësi të veçantë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Presidentja tha se AKK me punën e saj e rritë besimin e qytetarëve në institucione, kthen dinjitetin e ligjshmërisë dhe të kushtetutshmërisë si parime themelore të funksionimit të demokracisë në Kosovë.

Presidentja Jahjaga tha se puna e Agjencisë Kundër Korrupsionit është e rëndësishme në luftimin e dukurive negative, të formave të uzurpimit e të tjetërsimit, që ndihmon në sundimin e ligjit dhe në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Ajo theksoi se Kosova në rrugën e integrimeve euro-atlantike, luftimin e korrupsionit në institucione dhe në të gjitha nivelet e tjera, e ka përparësi dhe standard që duhet të arrihet.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)