18 Prill 2024

Presidentja zhvilloi bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Prishtinë, 1 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot një telefonatë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, me ç’rast Presidenti Begaj mbështeti vendimet e institucioneve të Kosovës lidhur me reciprocitetin dhe maturinë e treguar.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka falënderuar homologun Begaj për mbështetjen dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë nga ana e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Të dy presidentët janë dakorduar për komunikim të rregullt dhe vijim të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)