25 Prill 2024

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Gjermani

Prishtinë, 14 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.

Gjatë vizitës në Gjermani, Presidentja Osmani, përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës.

Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)