24 Tetor 2021

Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në New York

Prishtinë, 19 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Presidentja Osmani, poashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim.

Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim.

Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)