13 Qershor 2021

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitën dyditore në Estoni

Prishtinë, 9 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar për në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të Estonisë dhe të enjten nisë vizitën dy ditore në këtë shtet.

Gjatë qëndrimit dyditor, Presidentja Osmani do ta ketë takim me Presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid, Presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas.

Kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Presidentja Osmani, vizitën në Estoni e ka cilësuar mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje. Dita e dytë e vizitës, do t`i kushtohet agjendës transformuese digjitale me ç`rast do të bëhen vizita në e-Estonia Briefing Center dhe Telliskivi Creative City.

Me ftesë të Presidentes Osmani në delegacion do të jenë edhe përfaqësues të tri kompanive të fushës së inovacionit nga Kosova: Mërgim Cahani (Gjirafa), Jeta Zagraxha (UCK) dhe Uranik Begu (ICK).

Presidentja Osmani ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet bizneseve.

Sipas zonjës Osmani, Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Estonisë nga fusha e teknologjisë informative, ekonomia mbrojtja, siguria, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe shkëmbimi kulturor.

Republika e Estonisë e ka njohur Republikën e Kosovës më 21 shkurt të vitit 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike janë vendosur nga prilli i të njëjtit vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)