19 Prill 2024

Presidentja Osmani u takua me Presidenten e Estonisë, znj. Kersti Kaljulaid

Prishtinë, 10 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Estoni është pritur nga homologia e saj, Kersti Kaljulaid.

Te dy presidentet, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Estonisë i kanë vlerësuar të mira dhe kanë shfaqur interesimin për thellimin e mëtejmë të tyre.

Presidentja Osmani ka falënderuar Presidenten Kaljualid për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga pavarësia e këndej. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen që Estonia i ka dhënë Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por edhe më pas duke marrë pjesë në misionin paqeruajtës në kuadër të KFOR-it.

“Synojmë kultivimin e marrëdhënieve të afërta me vendet e Baltikut, e posaçërisht me Estoninë  nga e cila presim mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në përgjithësi në rrugën evropiane të Kosovës”, është shprehur Presidentja Osmani. Por, sipas Presidentes Osmani, Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballen me rrezikun e ndikimit rus. Ajo ka thënë se Kosova është vendi më pro evropian, i cili ndan vlerat me demokracinë perëndimore, ndaj ka kërkuar që të qartësohet sa më shpejtë rruga e integrimit në BE-, ngase pavarësisht dyfishimit të kritereve për liberalizim të vizave, ato janë plotësuar tashmë.

Në takim me Presidenten estoneze, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka interes të përfitojë nga përvoja e Estonisë në fushën e teknologjisë informative, start up-eve dhe e-qeverisjes.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)