26 Prill 2024

Presidentja Osmani shfaq gatishmërinë për bashkëpunim me UNICEF

Prishtinë, 11 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman, të cilën e ka përgëzuar dhe për detyrën dhe i ka uruar sukses në angazhimin e saj.

Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.

Në këtë kontekst Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e krijimit të mundësive për edukimin e hershëm të fëmijëve, sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe sigurimin e barazisë gjinore.

Më tej, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e ngritjes së kualitetit të shërbimeve mjekësore për fëmijë,  mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe grupet e margjinalizuara.

Kurse drejtoresha e re e UNICEF-it, znj. Zicherman ka falënderuar Presidenten Osmani për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve, zhvillimin  e fëmijërisë se hershme, gjithëpërfshirjen dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)