29 Mars 2024

Presidentja Osmani priti pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

Prishtinë, 27 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.

Me këtë rast, Presidentja Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate.

 Kjo e përvojë do t'i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)