25 Prill 2024

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

Prishtinë, 7 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës franceze në Kosovë, Olivier Guérot.

Temë e diskutimit të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale,  koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan mbi rezultatet e samitit të 18-të të krerëve të shteteve të Frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani.

Në këtë drejtim, Presidentja foli mbi diskutimin me Presidentin Emmanuel Macron gjatë punimeve të samitit si mundësi e mirë që të riafirmohet rëndësia e partneritetit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

Tutje, bashkëbiseduesit u ndalën tek samiti i liderëve të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me ç’rast, Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Guérot mbi diskutimet e saj me liderët evropian për përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës për ta avancuar rrugëtimin evropian, në veçanti planet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)