13 Qershor 2021

Presidentja Osmani pritet në takim nga Presidenti i Parlamentit të Estonisë

Prishtinë, 10 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga Presidenti i Parlamentit, Jüri Ratas.

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Ratas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

Më tej, zonja Osmani ka thënë se Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm me Estoninë, si një vend shembull në fushën e e-qeverisjes dhe demokratizimit. Presidentja Osmani ka theksuar ndër të tjera se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e parashtruara për liberalizimin e vizave, megjithëse ato ishin dyfish më shumë se për vendet e tjera. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka përmendur se me Estoninë, Kosova synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale, teksa pret mbështetje edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.

Në takim me Presidentin e Parlamentit estonez, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që është në procedurë riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)