29 Mars 2024

Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e Maltës

Prishtinë, 27 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.

Raportet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira që nga koha e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2011.

Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Maltës për ndihmën e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, BE, NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Vizat duhet të liberalizohen, nuk ka arsye për zvarritje të mëtejme. Është momenti i duhur që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, sikurse që është domosdoshmëri që të anëtarësohet edhe në NATO për një stabilitet të rajonit”, ka theksuar Presidentja Osmani, teksa ka marrë konfirmimin e ambasadores Ferrante se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha nismat për anëtarësim, sikurse që e ka mbështetur deri tashti.

Të dy bashkëbisedueset kanë shfaqur interesim për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, shkëmbimit tregtar, arsim, turizëm dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)