25 Prill 2024

Presidentja Osmani njoftohet për arritjet dhe përgatitjet e FSK-se

 Prishtinë, 9 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku është takuar me komandantin e përgjithshëm, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani është njoftuar për arritjet dhe përgatitjet e FSK-se për ta realizuar misionin e tyre në funksion të mbrojtjes së sovranitetin dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

 Pas takimit me gjenerallejtënant Jasharin dhe anëtarët e SHP të FSK-së, Presidentja Osmani ka deklaruar se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, posaçërisht ShBA-ve, FSK-ja ka përfunduar fazën e parë tre vjeçare të tranzicionit dhe po e kryen suksesshëm vitin e parë të fazës së dytë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, duke u shndërruar çdo ditë e më shumë në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s.

 Sipas Presidentes Osmani me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, fokusi i FSK-së është krijimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale për përmbushjen e detyrës kryesore ligjore të mbrojtjes së pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

 “Ushtria jonë është e gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe për t`u bërë pjesë e misioneve ndërkombëtare krahas partnerëve tanë, sikurse ShBA-të. Teksa paqja globale po sfidohet gjithnjë e më tepër, forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse është domosdoshmëri. Unë kam besim në profesionalizmin e vajzave dhe djemve të ushtrisë sonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Komandantja supreme ka potencuar se FSK-ja është në vlugun e përgatitjeve intensive për pjesëmarrje efektive në stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “Defender Europe 2023”, me mbi 1 mijë trupa, me të cilën validohen 2 regjimente të FSK-së, si trupa të gatshme për ekzekutim të detyrave kushtetuese dhe për operacione ndërkombëtare.

Pas takimit me komandantin e FSK-së, Presidentja Osmani ka drekuar bashkë me kadetë, ushtarë, nënoficerë e oficerë të FSK-së.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)