28 Mars 2024

Presidentja Osmani në konferencën ndërkombëtare në Tiranë

Prishtinë 25 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot ka udhëtuar për në Shqipëri ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë konferencë, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global.

Folës në këtë konferencë, përveç presidentit Meta dhe Presidentes Osmani, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)