19 Prill 2024

Presidentja Osmani kërkon përkrahjen e Japonisë

Prishtinë, 6 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani.

Presidentja e ka falënderuar ambasadorin Mizutani për mbështetjen e deritashme japoneze ndaj Kosovës, përfshirë rritjen e numrit të bursave për studentët kosovarë nga qeveria japoneze, si rezultat i diskutimeve gjatë vizitës së Presidentes në Tokio vitin e kaluar.

"Kosova dhe Japonia ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore, prandaj presim bashkëpunim edhe më të gjerë edhe ne sfera të tjera", potencoi Presidentja Osmani.

Ambasadori Mizutani vlerësoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë me sanksione kundër Rusisë, si dhe qëndrimin stoik me popullin ukrainas, duke thënë se demokracitë duhet të qëndrojnë  të bashkuara.

Në vazhdën e mbështetjes japoneze, organizata japoneze JICA, i ka dhuruar komunave të Kosovës një donacion me kamionë të mbeturinave, teksa Japonia nëpërmjet kësaj organizate vazhdon të implementojë dhjetëra projekte në fushën e arsimit dhe mjedisit.

Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes nga Japonia për  procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)